Telegrafi

Kurti: Kosova nuk ka qenë asnjëherë kaq e sigurt, në këtë përvjetor të pavarësisë qytetarët mund të lëvizin lirshëm në 35 vende

Kryeministri i vendit, Albin Kurti pas ceremonisë së ngritjes së flamurit në kuadër të shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë tha se Kosova asnjëherë nuk ka qenë kaq e fortë, e sigurt e demokratike.

Ai në një deklaratë për media tha se rezistenca dhe çlirimi i paraprinë pavarësisë të cilën e gëzojmë sot dhe e forcojmë nëpërmjet institucioneve të shtetit, zhvillimit të ekonomisë, progresit demokratik e shoqëror.

“Ky 16 vjetor e zë Kosovën me pasaportën e saj të fuqishme si asnjëherë më parë, duke mundësuar që qytetarët të lëvizin lirshëm në 35 vende. Gjithashtu edhe në aspektin ekonomik e demokratik, atë të sigurisë e integritetit mund të themi e duhet të themi se republika jonë e përbashkët nuk ka qenë asnjëherë kaq e fortë, e sigurt, e lirë dhe demokratike”, tha ai. /Telegrafi/