Site icon Telegrafi

Kurti i kërkon Qeverisë zbatimin e rezolutës që e shpëton Telekomin

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës, duhet ta aplikon rezolutën e miratuar në Kuvend për ta shpëtuar Telekomin e Kosovës dhe Posta e Kosovës.

Sipas tij, miratimi i rezolutës prej 12 pikave ishte fitore për Kuvendin dhe Republikën.

“Duhet të tërhiqen anëtarët aktual dhe të emërohen anëtarë ta kualifikuar, auditori të filloj auditimin, qeveria ti jap fund marrëveshjes abuzive të telekomit me kompaninë Z Mobile, prokuroria të merret me krimin ekonomik në Telekom dhe në veçanti kontratën mes Telekomit dhe Kompanisë Zmobile”, tha Kurti.

Eksperti i ekonomisë, Salem Lepaja, ka thënë se rezoluta është shumë e rëndësishme për ringjalljen e kompanisë dikur më profitabile ën vend.

“Menjëherë pas emërimit të Gent Bekollit për kryshef ekzekutiv kemi reaguar sepse është emëruar një person jokompetent dhe ky emrin tregon që qeveria nuk është e interesuar ta nxjerrë nga kriza Telekomin e Kosovës, ne kemi kërkuar interpelancë për Telekomin dhe për Postën e Kosovës”, tha ai.

Sipas Lepajes, është urgjente marrja e masave sipas autorizimeve të rezolutës së miratuar.

“Qeveria 15 ditë pas miratimit të kësaj rezolute ngre shtabin e menaxhimit të kësaj krize, duke ngrirë pozitat udhëheqëse dhe angazhim konkret për këtë çështje, sot janë bërë 20 ditë dhe ende nuk është marrë asnjë hap në këtë çështje”, ka thënë Salem Lepaja.

Ndryshe Lëvizja Vetëvendosjes ka ngritur shqetësimet se politika wshtw duke e shkatërruar Telekomin e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version