Mbrëmë presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti kanë zhvilluar polemika në distancë.
Derisa Thaçi i kishte thënë Kurtit “nëse të intereson lokacioni im, me gjen në shtëpi”, ku i fundit i kishte kërkuar përballje televizive, përcjell Telegrafi.
I pyetur sot nga gazetarët nëse do të ishte i gatshëm të përballet me Kurtin në debat televiziv me Kurtin në debat televiziv, Thaçi është përgjigjur:
“Jam president i vendit. Debatet i kam zhvilluar 20 vite përballë oponentëve politikë dhe rezultatet dihen. Të gjitha kanë qenë humbje spektakolare për zotëriun [Kurtin]”.
Ndryshe, sot përmes një konference për media Presidenti Thaçi ka njoftuar se ka dekretuar Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër të Kosovës në cilësinë e të nominuarit të LDK-së./Telegrafi/