Telegrafi

Kurti: Kemi blerë vaksinat nga Pfizer, falë kësaj këtë vit do të imunizohen 60 për qind e qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se janë blerë vaksina nga prodhuesi Pfizer.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Kurti theksoi se falë kësaj marrëveshje do të vaksinohet 60 për qind e qytetarëve brenda këtij viti.

Lexo po ashtu Lehtësohen masat anti-COVID: Hiqet ora policore, lejohet lëvizja pa maska në ambient të jashtëm

“Porsa janë përmbyllur negociatat për ardhjen e vaksinave në Kosovë me ç’rast ne kemi blerë vaksina na prodhuesi Pfizer. Duke iu falënderuar kësaj, ne do të mund të bëjmë vaksinimin edhe përtej grupeve me prioritet dhe të shkojmë në mënyrë të sigurt drejt zotimit tonit që këtë vit të përmbyllim me sukses imunizimin e popullsisë përkatësisht vaksinimin e 60 për qind të qytetarëve të vendit tonë”, theksoi Kurti. /Telegrafi/