Kryeministri Albin Kurti të entjen ka takuar ambasadorët e vendeve të QUINT-it.
Kurti gjatë seancës së Kuvendit për zhvillimet në veri, bërë të ditur se gjatë takimit, ambasadorëve u ka bërë të ditur se kidnapimi i policëve ka ndodhur brenda territorit të Kosovës.
Kryeministri tha se ka kërkuar nga QUINT-i urgjentisht lirimin e tyre dhe reagim ndërkombëtar.
“Tash kur po bëhen 30 orë nga kidnapimi dhe ende nuk kidnapimi i tre policëve të Kosovës. Unë kam shprehur edhe protestën time për heshtje dhe mos reagimi e KFOR-it në takimin e mbajtur më herët me ambasadorët”, tha ai.
Kurti shtoi se kidnapuesit më qëllim i kanë lenë gjurmët, ndërsa KFOR-i ende nuk ka pasur asnjë reagim.
“Dje është shkelur pika 4, e datës 9 qershor, 1999. KFOR-i pra nuk do të duhej të ishte i heshtur e as përulur ndaj sulmit kidnapues që kishte edhe mandat të parandalonte. Nëse e shndërron këtë heshtje në normë, e njëfarë nënshtrimi të heshtur që dihet me ligj, atëherë një gjë të tillë le të na e thotë hapur, e do ta mohojë një përgjegjësi ndërkombëtare që ishte dashur të përmbushte efektivisht”, tha Kurti.
Kreu qeveritar u shpreh se rrëmbimi i tre policëve është një akt agresioni ndaj Kosovës.
“Akti i tillë nga perspektiva njerëzore, qyqare dhe pengmarrës përbën një akt agresioni ndaj Kosovës. Agresioni përbënë vepër të ndaluar në të drejtën ndërkombëtare, ndërsa urdhëruesit e saj kanë konsumuar një vepër ndërkombëtare penale”.
“Shtetet iu binden rregullave bazike të së drejtës ndërkombëtare ose nëse jo, rregullat minimale të raporteve ndërshtetërore duhet të ndryshojnë. Se a duhet të shkojmë në një drejtim të tillë ne ende po presim sjelljen e Serbisë dhe reagimin e faktorit ndërkombëtar”, ka thënë ai.
Kryeministri ka thënë se ky rrëmbim është si shenjë hakmarrjeje ndaj arrestimit të kriminelit “Llune” në veri të Kosovës. /Telegrafi/