Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë parashikimet e tij se në cilat komuna Vetëvendosje do të del si parti e parë.
Kurti në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Vetëvendosje do të del e para në komunat Mitrovicë, Vushtrri, Prishtinë, Podujevë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Gjilan, Viti, Kaçanik, Han të Elezit, Ferizaj, Lipjan, Prizren, Gjakovë, Malishevë dhe Obiliq.
I pyetur nëse Vetëvendosje do të del e para edhe në Malishevën e Fatmir Limajt, Kurti është përgjigjur shkurt “Do të dalim e para në Malishevën e Gani Krasniqit.
I pyetur për përqindjet që mund të marrin subjektet politike në nivel vendi, Kurti ka thënë se Vetëvendosje shkon në kuotën e 30% të votave të përgjithshme./Telegrafi/