Site icon Telegrafi

Kurti: Jemi rritur për 120 për qind, jemi partia më e madhe në vend

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, ka theksuar se VV është partia më e madhe në Kosovë.

Ai nga sheshi i Prishtinës ka thënë se VV është rritur dyfish më shumë në këto zgjedhje, transmeton Telegrafi.

“Krahasuar me qershorin e vitit 2014, Vetëvendosje është rritur për 120 për qind. Ndryshimi dhe fitorja në Kosovë e kanë një emër, një datë dhe një numër. Emri është Vetëvendosje, data 11 qershor. Në këto zgjedhje u vërtetua se qytetarët i dhanë të drejt protestave. I dhanë të drejte rezistencës në Kuvendin e Kosovës. U vërtetua se qytetarët i dhanë të drejtë shtetit të së drejtës”, ka theksuar Kurti. /Telegrafi/

Exit mobile version