Telegrafi

Kurti informon Borrellin: Janë shqiptuar 843 qortime, nuk ka pasur asnjë incident

Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Twitter ka treguar se çfarë bisedoi mbrëmë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell.

Kurti ka thënë se nuk ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve.

“E informova se nga 843 qortime të dhëna deri më tani nga policia për drejtuesit e makinave me targa ilegale, 0 incidente apo kundërshtime”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/