Site icon Telegrafi

Kurti fton të premten në takim liderët e opozitës

Pas takimit me të dërguarin special të ShBA-së, Gabriel Escobar, kryeministri Albin Kurti, iu ka dërguar letër liderëve të opozitës, Memli Krasniqi (PDK), Lumir Abdixhiku (LDK), dhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, për takim.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka konfirmuar për Telegrafin se takimi është planifikuar të mbahet të premten në mesditë.

Kryeziu, nuk ka dhënë detaje lidhur me qëllimin e takimit.

“Për detaje tjera rreth takimit ju njoftojmë ndërkohë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, pas pranimit të ftesës, AAK ka bërë të ditur se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit.

PDK, kanë thënë se përgjigja do të jepet në momentin që mësohen detajet e takimit./Telegrafi/

Exit mobile version