Site icon Telegrafi

Kurti fton kabinetin qeveritar të realizojë zotimet e programit qeverisës

Zyra e Kryeministrit dhe kabinetet politike të ministrive mbajtën punëtori, u prezantuan arritjet e deritanishme dhe planet për këtë vit

Gjatë dy ditëve të kësaj fundjave, Zyra e Kryeministrit së bashku me kabinetet politike të ministrive kanë zhvilluar punëtori të përbashkët.

Në këto takime, të ndara sipas shtyllave bazë të Planit Kombëtar të Zhvillimit, ministritë prezantuan rezultatet, arritjet dhe sfidat tyre gjatë vitit të kaluar, si dhe planet dhe synimet për vitin 2023.

Kryeministri Kurti i falënderoi anëtarët e kabinetit qeveritar dhe stafin e tyre për punë përgjatë vitit 2022. Ai i ftoi ata edhe për më shumë angazhim në vitin 2023 në realizimin e punëve të nisura dhe zotimeve të programit qeverisës për qeverisje të mirë, siguri dhe sundim të ligjit, zhvillim të  barabartë dhe ekonomi të fortë dhe të​ qëndrueshme.

Exit mobile version