Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit që zhvilloi sot me Presidenten Vjosa Osmani për caktimin e datës për zgjedhjet lokale tha se sa më herët aq më mirë është që të mbahen zgjedhjet në vend.
Kurti në një prononcim për media i pyetur për kandidatin për kryetar të Komunës së Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), tha se këtë e vendos Këshilli i Qendrës së kësaj partie përmes një procesi të brendshëm.
“Për neve sa më herët aq më mirë. Sikurse para katër viteve, në tetor do të jetë muaji i zgjedhjeve lokale. Nuk më takon mua si kryetar, madje as kryesisë së VV-së. Këshilli i Qendrës së LVV-së në Prishtinë e vendos se kush do të jetë kandidat, do të jetë një proces i brendshëm në përputhje me statutin”, ka thënë ndër të tjera Kurti. /Telegrafi/