Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim Përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Siç njoftohet, në takim u diskutua për dialogun dhe bisedimet e deritanishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Poashtu folën për kohën, mundësitë dhe modalitetet e takimit të ardhshëm në Bruksel”.
“U zotuan për komunikim dhe kontakte të rregullta, si dhe koordinim të vazhdueshëm”.
Tutje në takim u tha se paqja e qëndrueshme, stabiliteti afatgjatë dhe siguria rajonale e kanë shumë të rëndësishme raportin dhe marrëveshjen e ardhshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kurti rikonfirmoi gatishmërinë e Kosovës për të përparuar drejt integrimit evropian. Ndërsa Lajçak shprehu mbështetjen e tij për agjendën evropiane të Kosovës./Telegrafi/