Site icon Telegrafi

Kurti flet para fillimit të seancës: Do të zhvillojë takime përfundimtare me disa deputetë

Mandatari për formimin e Qeverisë, Albin Kurti pak para nisjes së seancës së Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet për Qeverinë e re të vendit, ka thënë se do të zhvillojë takime me disa deputetë sapo të arrij në Kuvend.

“Do ti zhvillojë takimet përfundimtare edhe me disa deputetë pasi që të shkojë në zyrën e Grupit Parlamentar të LVV-së”, u shpreh Kurti.

Kurti ka shtuar se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për seancë, dhe se synimi i tyre është që të zgjedhin një Qeveri e cila do të punoj mbarë e mirë.

“Kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për seancën e sotme, synimi është që të zgjedhim Qeveri të re e cila do të punoj mbarë e mirë sipas programit të harmonizuar me një ekip shumë të mirë të kabinetit qeveritar”, ka thënë Kurti.

I pari i LVV-së, më tej ka falënderuar qytetarët që i kanë mundësuar një ditë të tillë.

“Dua ti falënderoj qytetarët që na kanë mundësuar një ditë të tillë në të cilën duam që ndryshimin e madh politik që ata e kanë bërë më 6 tetor ne si përfaqësues të tyre ta shndërrojmë edhe në qëndrim qeveritar

Është një ditë që është kapitull i ri edhe në Republikën e Kosovës dhe jetën e popullit dhe aktivitetin tim politik, që 23 vjet jam në opozitë e më në fund do ta kem shansin dhe përgjegjësinë që ti shërbej popullit”, tha Kurti. /Telegrafi/

Exit mobile version