Site icon Telegrafi

Kurti: Flamuri i Kosovës mbetet lara-lara, për kundërvajtjet që kemi bërë kemi paguar duke mbajtur burg

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se për veprimet kundërvajtëse të së kaluarës kanë mbajtur burg.

Kurti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se konceptet dhe parimet e Vetëvendosjes nuk kanë ndryshuar por sipas tij kanë ndryshuar vetëm në aspektin se kanë strategji më të avancuar.

I pyetur nëse u qëndron asaj që e kishte quajtura flamurin shtetëror të Kosovës lara-lara ai është përgjigjur me shaka: “Flamuri i Kosovë lara-lara është. Nuk është se unë ia kam zgjedhur ngjyrat”.

Kurti thotë se mos pranueshmëria ndaj flamurit ka ndodhur për shkak të miratimit të tij në ditën që është shpallur pavarësia dhe pa u bërë asnjë diskutim.

Lexo po ashtu Albin Kurti flet për ngritje-rëniet në raportet me ambasadorët amerikanë

Duke folur për aksionet e së kaluarës, Kurti thotë se për ato kundërvajtjet aktivistët dhe zyrtarët kanë mbajtur burg.

“Unë më së shumti kam mbajtur burg për kundërvajtjet. Këta i zhvatën miliardat e nuk e mbajtën asnjë ditë burg, ndërsa ne për kundërvajtjet tona kemi paguar me burg”, tha mes tjerash Kurti./Telegrafi/

Exit mobile version