Telegrafi

Kurti pas certifikimit të rezultateve: Fitoi referendumi – shans i madh për Kosovën

Foto: Arkiv

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duke komentuar certifikimin e rezultateve, i cili është bërë sot, ka thënë se fituan në referendum, gjë që është një shans i madh për Kosovën.

Kurti ka falënderuar të gjithë ata që votuar Vetëvendosjen.

“Certifikimi i rezultateve u bë sot. Fitoi referendumi, fituam në referendum: 50,28%.

“Ditë e mirë për Republikën. Shans i madh për Kosovën”.

“Ju faleminderit të gjithë qytetarëve dhe mërgatës për votën e tyre me 14 shkurt, të gjithë anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për punën dhe angazhimin e tyre, të gjithë kandidatëve të listës sonë 127 për përfaqësimin dhe kontributin e tyre. U jam mirënjohës përzemërsisht e përjetësisht të gjithëve. Fitorja është e secilit prej jush. Fituam KREJT, ecim DREJT. Urime”, ka shkruar ai, njofton Telegrafi.