Site icon Telegrafi

Kurti: Falënderojmë infermierët që për tre muaj sakrifikuan shëndetin e tyre për jetët tona

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka falënderuar infermierët për punën dhe saktrrificën që kanë bërë gjatë këtyre dy muajve kur Kosova po përballet me pandeminë COVID-19.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, uroi infermierët në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë.

“Po bëhen 1.500 orë prej momentit të parë që filluan luftën kundër virusit Corona. Infermieret e infermerët tanë janë ata që lanë shtëpitë e familjet e tyre për të shpëtuar jetë njerëzish me punën e tyre. Në ditën ndërkombëtare të infermierëve dua t’i falënderoj të gjithë këta. Janë mijëra të tillë, anembanë Kosovës, që për tre muaj sakrifikuan shëndetin e tyre që të shpëtojnë jetët tona”, shkruan Kurti.

Kryeministri në detyrë tha se ata ëq janë prekur nga virusi e dinë më së miri rëndësinë e infermierëve.

“Ju jemi falënderues i gjithë populli i Kosovës. Ata që janë prekur nga ky virus e kanë të qartë se sa të domosdoshëm jeni, kurse ne të tjerët lutemi e po punojmë që të mos ju nxjerrim më shumë punë. Bashkë do t’ia dalim”, shkruan Kurti. /Telegrafi/

Exit mobile version