Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dje ka emëruar Gazmen Salijeviq nga Romani Iniciativa, zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.
Kjo është e ditur përmes një njoftimi nga Romani Iniciativa.
“Të dashur miq, do të doja t’iu informoj se sot jam emëruar nga kryeministri Albin Kurti si zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim. Do të doja falënderoj të gjithë për mbështetjen e tyre dhe t’iu ftoj të punoni së bashku për të përmirësuar pozicionin e të gjitha komuniteteve në Kosovë. Faleminderit nga zemra Gazmen Salijevic”, thuhet në njoftim.
Romani Iniciativa është e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës me një deputet. Kjo parti ishte akuzuar se ka bashkëpunuar me Listën Serbe për të marrë vota në zonat ku jetojnë kryesisht serbë.
Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha kishte deklaruar se kjo parti dirigjohet nga subjekti politik Lista Serbe, se kinse janë formuar dy subjekte politike të komuniteteve jo shumicë të cilat janë nën kontrollin e këtij subjekti politik.
Edhe kryetari i Lëvizjes Përparimtare të Romëve të Kosovës, Erxhan Galushi pati deklaruar se Romani Iniciativa është në fakt Lista Serbe.
Galushi kishte thënë e votat që mori Romani Iniciativa i morëqn me ndihëm e Listës Serbe.
Albert Kinolli nga Partia e Bashkuar Rome e Kosovës, kishte thënë se Lista Serbe ka punuar sistematikisht dhe i ka siguruar mbi 3 mijë vota listës, e cila ka emrin si iniciativë e romëve të Kosovës, por që sipas tij nuk është e tillë. /Telegrafi/