Telegrafi

Kurti emëron Aziz Bicin, këshilltar për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së, nga e enjtja fillon punën me palë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Aziz Bici, këshilltar për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Zyra e Kryeministrit.

Bici do të fillojë pranimin e palëve në zyrën e tij më 8 korrik.

“Bici në bashkëpunim me Stafin e Shërbimit Civil të Zyrës së Kryeministrit nga dita e enjte, e datës 8 korrik, do të fillojë pranimin e palëve në Zyrën për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, “me prioritet do të trajtohen studentët e familjeve të kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për pajisje me vërtetimet e nevojshme që lidhen me pagesat e semestrave”. /Telegrafi/