Telegrafi

Kurti e quan më shumë se krim vrasjen e Qerim Kelmendit, kërkon hetim të plotë nga prokuroria dhe policia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vrasjes së ish-ushtarit të Ushtrisë Çliritmare të Kosovës, Qerim Kelmendi.

Kurti ka bërë të ditur se lajmin për vrasjen e Qerim Kelmendit e ka mësuar nga ministria e më pas nga media.

Kryeministri ka thënë se 21 vjet pas luftës, në kohë të paqes, askush nuk duhet të jetojë me ndjenjën e frikës e sidomos ata që sakrifikuan më së shumti, transmeton Telegrafi.

Në reagimin e bërë, shefi i ekzekutivit ka theksuar se policia dhe prokuroria duhet ta hetojnë me gjithë kapacitetin e tyre këtë vrasje mizore që është më shumë se krim.

Lexo po ashtu I vrari në Pejë është Qerim Kelmendi, reagon familja

Ndryshe, Qerim Kelmendi është vrarë në fshatin Zahaq të Pejës rreth orës 01:27. /Telegrafi/