Site icon Telegrafi

Kurti e quan Osmanin tri herë presidente

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sonte në adresimin e tyre, i është drejtuar Vjosa Osmanit si presidente në Detyrë.

Kjo krahasuar me paraqitjet e paraprake në fushatat zgjedhore, ku i referohej presidente e ardhshme.

Pyetur nga Klan Kosova nëse ka ndryshuar ndonjë qëndrim për këto pozicione, Kurti mohoi një gjë të tillë.

”Asgjë s’ka ndryshuar”.

”Unë posa i thash presidente”.

”Presidentja Vjosa Osmani. Presidentja Vjosa Osmani. Presidentja Vjosa Osmani”, përsëriste thirrjen Albin Kurti.

”Është në rregull tani?”, pyeti prapë ai, ndërsa të pranishmit simpatizantë e shoqëruan deklaratën e tij me reagime dhe brohoritje emocionale meqë Vetëvendosje në të cilën bën pjesë dhe Lista Vjosa, arriti të dalë e para në këto zgjedhje parlamentare.

Exit mobile version