Në Ditën Botërore të Sindromës Down, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti së bashku me Vjosa Osmanin dhe të tjerë, kanë vizituar Qendrën e Down Syndrome Kosova.
Siç bënë të ditur LVV përmes një komunikate, Kurti dhe Osmani patën rastin ta shohin ambientin, dhomat e terapisë dhe të njoftohen me disa fëmijë që angazhohen në ambientet e DSK.
Ata po ashtu u informuan me aktivitetet që zhvillohen për t’i fuqizuar personat me sindromën down.
Kurti theksoi se do të punojnë për t’i fuqizuar sa më shumë personat me sindromën down dhe prindërit e tyre.
“Duke kujtuar që edhe përmes zotimit për t’u kujdesur e për të ndihmuar sidomos ata që kanë më së shumti nevojë qeverisja e re ka marrë një mandat kaq të fuqishëm, ai theksoi se do të punojmë për t’i fuqizuar sa më shumë personat me sindromën down dhe prindërit e tyre. Ne angazhohemi që të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht sfidave dhe nevojave që ata mund të kenë, ta zhvillojnë një jetë të dinjitetshme në vendin tonë, dhe në këtë drejtim do të shërbejmë e do të jemi bashkëpunëtorët e parë”, u shpreh Kurti, njofton Telegrafi.