Albin Kurti dhe Vjosa Osmani ka pasur takime të njëpasnjëshme me liderët e partive politike të minoriteteve jo-shumicë.
Disa prej tyre tashmë edhe zyrtarisht kanë pohuar se Kurtin do ta votojnë për kryeministër të Kosovës dhe Osmanin për presidente.
Telegrafi ka mësuar se dyshja do të vazhdojnë takimet edhe gjatë ditës së nesërme, ku kësaj radhe do të bisedojë me liderin e partisë së goranëve të Kosovës (JGP), Adem Hoxha.
“Është e vërtetë se do të takohemi gjatë ditës së nesërme me Kurtin e Osmanit. Takimi pritet të fillojë në ora 9 të mëngjesit”, tha burimi duke mos zbardhur më shumë detaje.
Gjithashtu është bërë e ditur se disa prej partive minoritare do të kenë një takim mes tyre në qytetin e Prizrenit.
Ndryshe, Kurti dhe Osmani deri më tani kanë marrë besimin e Emilia Rexhepit, Erxhan Galushit, Elbert Krasniqit, Duda Balje ndërsa KDTP dhe VAKAT-i presin të marrin vendim pro ose kundër gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/