Lëvizja Vetëvendosje nga Kosova, sot në një konferencë shtypi kanë folur deputeti Glauk Konjufca dhe Albin Kurti. Kurti ka thënë se reagimet e buta i ndihmojnë grushtetit të Ivanovit dhe Gruevskit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
‘Rrahja e Ziadin Selës është dëmtim i gjithë kombit tonë. Nuk duhet të reagojmë si copëza por duhet të reagojmë si një… Prishtina pati deklaratë neutrale dhe deklaratat neutrale karshi kokës së përgjakur të Ziadin Selës i ndihmojnë shovinizmit maqedonas’ Albin Kurti. /Telegrafi/