Site icon Telegrafi

Kurti: Dialog social para vendimit për rritjen e pagës minimale

Kryetari i Vetëvendosjes, njëherësh kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka kërkuar që paga minimale në Kosovë të përcaktohet me numrin e orëve të punës dhe të ngritët varësisht nga paga mesatare në sektorin privat.

Kurti, partia e të cilit ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit, në një tryezë që ka organizuar me përfaqësues të sindikatave në Kosovë, theksoi se si qeveri e ardhshme do të fillojnë një dialog social para marrjes së ndonjë vendimi për rritje të pagës minimale.

Përfaqësues të shumë sindikatave që ishin pesë e tryezës shprehën qëndrimet e tyre për fuqizimin e organizimit sindikal dhe problemet e tyre./kp/Telegrafi/

Exit mobile version