Telegrafi

Kurti dhe Gërvalla do t’i përshëndesin qytetarët e parë në aeroport që do të udhëtojnë pa viza

Qytetarët e Kosovës nga sot do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.

Ndërkaq sot nga aeroporti i Prishtinës do të udhëtojnë pa viza qytetarët që ishin përfitues të kuizit nga Bashkimi Evropian, transmeton Telegrafi.

Të pranishëm në aeroport do të jenë edhe kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla-Schwarz, të cilët do të përshëndesin qytetarët e parë që do të udhëtojnë pa viza falas.

Kurti dhe Gërvalla gjithashtu do të mbajnë edhe një konferencë për media./Telegrafi/