Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministrin, Haki Abazi kanë pritur në takim drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zekën.
Drejtori Zeka ishte i shoqëruar nga Tea Blakaj Hoxha, sekretarja gjenerale e Qendrës së Arbitrazhit, Anila Sylajn dhe Altin Zogajn.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për prioritetet e Qeverisë në fushën e ekonomisë me theks të veçantë ndihmën për prodhuesit vendorë.
Po ashtu në këtë takim u diskutua edhe për nevojën e prodhimeve vendore dhe reciprocitetin ekonomik dhe tregtar.
Mbrojtja dhe mbështetja e prodhuesve vendorë me ndihmë profesionale dhe mbështetje institucionale është strategjia e Qeverisë për zhvillim ekonomik.
Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit, thuhet se mbrojtja dhe mbështetja e prodhuesve vendor bëhet me bashkëpunim të të gjitha aktereve, meqë roli i Odave është shumë i nevojshëm. /Telegrafi/