Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot gjatë ditës ka pasur një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, me të cilin kanë diskutuar për situatën aktuale në veri të Kosovës.
Kurti në një postim në Twitter ka shkruar se të dy janë pajtuar që të qetësohet situata në veri.
“Pata një bisedë telefonike me DPM&MPJ të Italisë, Antonio Tajani. Të dy ramë dakord se koha e tanishme kërkon që të zbatohet Marrëveshja Themelore dhe të qetësohet situata në veri”, ka shkruar Kurti.
Had a phone conversation with the Italian DPM&MFA @Antonio_Tajani earlier today. We both agreed that the current time calls for the implementation of the Basic Agreement and the situation in the north to be calmed down.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 29, 2023
Në komunat veriore Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, grupe të qytetarëve serbë janë duke vazhduar protestat kundër kryetarëve të rinj shqiptarë. Situatë më e tensionuar raportohet në Zveçan, ku janë parë edhe protestues të maskuar. /Telegrafi/