Site icon Telegrafi

Kurti bëri homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak

Në shënimin e 26-vjetorit të Masakrës së Reçakut, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Presidenten Vjosa Osmani – Sadriu, Kryetarin e Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule në Kompleksin Memorial, në Reçak, në nderim të të vrarëve në masakrën e Reçakut.

Kurti nderoi 45 civilët e pafajshëm të vrarë e masakruar, duke kujtuar masakrën mizore serbe të 15 janarit të vitit 1999.

Pas homazheve, ku i pranishëm ishte edhe Ambasadori William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, kryeministri Kurti vijoi drejt akademisë përkujtimore në shënimin e 26-vjetorit të Masakrës së Reçakut. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version