Telegrafi

Kurti i bashkohet thirrjes për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti i është bashkuar thirrjes për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale.

Kurti i është bashkuar nismës “RallyForHerJustice”, iniciativë kjo që kërkon drejtësi për dhunimet seksuale gjatë luftërave në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci.

“Për krimet e saj e të luftës në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci, Serbia duhet të marrë përgjegjësinë dhe të përballet me të kaluarën. Ne qëndrojmë me të gjithë të mbijetuarit e luftës që kërkojnë drejtësinë. Më 28/10 në #NYC të gjithë duhet të paraqiten përkrah VasfijeKrasniqi dhe #RallyForHerJustice”, shkruan Kurti. /Telegrafi/