Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka njoftuar për aderimin më të ri në këtë parti, atë të asamblistit të Partisë Demokratike të Kosovës në Kaçanik, Besim Vishi.
Kurti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Besimi është inxhinier i diplomuar i elektroteknikës, ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Teknik, në drejtimin e sistemeve elektro-energjetike.
Lexoni të plotë postimin:
Besim Vishi, asamblisti i PDK-së në Kaçanik, nga sot është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje! Besimi është inxhinier i diplomuar i elektroteknikës, ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Teknik, në drejtimin e sistemeve elektro-energjetike.
Në të kaluarën ka punuar në KEK/KEDS si koordinator i nëndistriktit për rrjeta elektrike për Kaçanik e Han të Elezit, pastaj shef i njësisë̈ për këto zona në Doganë, si oficer i lartë i ekzaminimit, si dhe në shkollën e mesme “Dardania” në Han të Elezit si profesor i lëndëve të elektroteknikës.
Atë̈ e mirëprita në zyrën time bashkë me anëtarin e kryesisë̈ dhe kandidatin tonë për deputet, Liburn Aliu. Besimi do të punojë me ne dhe krejt bashkë ecim drejt të ardhmes së ndritur. /Telegrafi/