Telegrafi

Kurti arrin në Bratisllavë, pritet të flas për të ardhmen e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot drejt Bratisllavës ku do të marrë pjesë në konferencën për sigurinë globale, Globsec.

Tashmë Kurti ka arritur në ambientet ku po mbahet kjo konferencë, dhe kjo është bërë e ditur në një postim në Twitter nga Globsec.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në Forumin #GLOBSEC2023 Bratislava. Dëgjojeni atë më vonë në një bisedë me titull: Në qendër të vëmendjes: Ardhmëria e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Situata e brishtë në veri, Kurti shtyn pjesëmarrjen në konferencën për siguri në Bratisllavë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte shtyrë pjesëmarrjen e tij në këtë konferencë, pas situatës në veri.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu tha të martën për Telegrafin, se për shkak të zhvillimeve në vend është shtyrë pjesëmarrja e kryeministrit Kurti.

“Ka qenë e planifikuar që të shkojë. Por, për shkak të zhvillimeve në vend është shtyrë pjesëmarrja. Nuk është definitive ende nëse do të marrë pjesë ose jo”, tha Kryeziu. /Telegrafi/