Site icon Telegrafi

Kurti: 2024-ta është viti i integrimit të qytetarëve në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë të dhëna në shifra rreth integrimit të komunitetit serb në Kosovë.

Kurti, përmes një postimi në platformën “X”,  se viti 2024 është vit i integrimit.

Kryeministri me shifra ka treguar se sa qytetarë serbë të komunave veriore janë pajisjes me dokumente të Kosovës.

“2024 është viti i integrimit. Vetëm në pesë muajt e parë, mbi 7 mijë pasaporta RKS, 6.8 mijë letërnjoftime dhe 1.1 mijë patentë shoferi janë lëshuar në komunat ku komuniteti serb përbën shumicën. Shndërrimi i patentë shoferëve ilegale në RKS po vazhdon dhe po shkon shumë mirë. Po ashtu, 159 biznese të reja janë regjistruar në zyrat e sapo hapura të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në katër komunat në veri të Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se “ky është rezultat i punës konstruktive mes qeverisë dhe qytetarëve tanë, dhe bindjes së përbashkët se një vend i bashkuar është një vend i fortë”. /Telegrafi/

Exit mobile version