Një shofer në Jokateringburg të Rusisë, është parë duke vozitur me një ari në pjesën e pasme të veturës.
Policia i është vënë pas dhe e ka ndaluar, por është detyruar ta lëshojë sërish në qarkullim, meqenëse ai “e kishte lidhur ariun me rripin e sigurisë”, transmeton Telegrafi.
Kalimtarët kanë shikuar me habi ariun e madh me ngjyrë të zezë, i cili ishte ngushtuar në pjesën e pasme të veturës Volga.
Mësohet se ariun po dërgonin për ta shitur në një cirk, i cili ishte ndaluar në atë qytet për disa ditë. /Telegrafi/