Pas mbledhjes së Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, i nominuari i vetëm për kryetar të kësaj partie, Albin Kurti ka qenë shumë i shkurtër për media, duke pohuar se diskutimet dhe puna në Lëvizje vazhdojnë.
“Ishte mbledhje e gjatë, diskutimet vazhdojnë. E, po ashtu edhe puna në Lëvizje”, ka thënë shkurt Kurti, duke mos pranuar të përgjigjet në pyetjen e mediave, nëse ka arritur ta bashkojë partinë.
Më herët për media folën shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca dhe nënkryetari i VV-së, Shpend Ahmeti.
Për media u deklarua edhe ish kryetari i VV-së, Visar Ymeri që tha se nuk ka parë përafrim të qëndrimeve./Telegrafi/