Shoferja e cila i ka fobi bletët, shkaku i një eksperience të keqe në fëmijëri, është tmerruar kur i ka parë bletët që kishin mbuluar pjesën e pasme të veturës së saj.
Kelly-Marie Knowles është sulmuar një tufë bletësh kur ishte fëmijë, andaj përjetoi një makth të vërtetë kur ka parë tufën gjigante në veturën e saj Peugeot 206.
Gruaja 26-vjeçare është fshehur me shpejtësi, derisa tek vetura saj e parkuar ka arritur një mirëmbajtës profesional i bletëve, transmeton Telegrafi.
Mirëmbajtësi i bletëve e ka futur tufën në koshere, që zë më shumë se pesëmijë nga to.
Befasia e të gjithëve ishte se ai kishte të mbathura vetëm një palë shapka në këmbë. /Telegrafi/