Personalitetet e njohura jorrallëherë janë në shënjestër të kërcënimeve të ndryshme, madje ka raste që ata kërcënohen me vdekje.
Arsyetimet e fansave janë nga më të ndryshmet, ndërsa ka pasur edhe të tillë që kanë kërcënuar se do ta vrasin veten nëse ndonjë prej të admiruarve të tyre nuk ia ka plotësuar ndonjë dëshirë të caktuar.
Më poshtë jua sjellim disa prej yjeve që kanë marrë kërcënime gjatë karrierës së tyre:
Beyonce
Ka marrë kërcënime për vajzën e saj.
Taylor Swift
Së bashku me disa shoqe të saja, si Gigi Hadid, ka marrë mesazhe kërcënuese.
Dua Lipa
U kërcënua nga fansat e Taylor Swift, pasi kishte thënë se Kanye West është më i mirë se ajo.
Rihanna
Kishte marrë kërcënime nga një mashkull, i cili madje kishte pozuar para shtëpisë së saj.
Klani Kardashian/Jenner
Janë kërcënuar nga një femër e armatosur në një prej pronave të tyre.
Cara Delevingne
Po ashtu është kërcënuar përmes Twitterit.
Gigi Hadid
Modelja ka marrë kërcënimet përmes rrjeteve sociale.
Ricky Martin
I kishin thënë: “Fansat tu do të qajnë, sepse shumë shpejt do të vdesësh”.
Luis Miguel
Një fanse kishte thënë se do të bënte vetëvrasje, pasi këngëtari kishte refuzuar të bënte fotografi me të. /Telegrafi/