Telegrafi

Kur s’ke kondicioner, fute stufën në veturë!

Që mos të ngrijë nga temperaturat e ulëta, kjo grua ka ndezur stufën brenda veturës.

Li Xiufang udhëton me qindra kilometra nga shtëpia saj, deri në qendër të qytetit Jiancheng të Kinës, ku shet antifriz.

Zonja që nuk ka mjete për të instaluar sistem për ngrohje, ka futur brenda stufën. Ajo ka hapur një vrimë në dritare, ku ka vendosur oxhakun që të del tymi, transmeton Telegrafi.

Ajo është bërë atraksion me këtë veturë, ndaj tash ka më shumë myshterinj që shkojnë tek ajo për të blerë antifriz. /Telegrafi/