Telegrafi

Kur përfundon afati kalimtar në top pesë ligat evropiane, klubet po nxitojnë për të kryer transferime

Jemi futur në ditën e fundit të afatit kalimtar veror për futbollistë.

Shumë klube po bëjnë përpjekjet e fundit për të nënshkruar me futbollistë të rinj, derisa ekipet e mëdha duan largimin e disa lojtarëve që nuk i kanë në plane.

Gjatë ditës së sotme pritet të vendoset e ardhmja e disa prej yjeve të mëdha si Pierre Emerick Aubameyang, Milan Skriniar, Keylor Navas, Sergino Dest e të tjerë.

Nga pesë kampionatet më të mëdha evropiane, është ai gjerman që mbyll së pari afatin kalimtar veror.

Në Bundesliga skuadrat do të mund të kryejnë transferime vetëm deri në ora 18:00.

Ndërkohë në Itali afati kalimtar përfundon në orën 20:00, derisa në Angli e Spanjë mbyllet në ora 23:59.

Shteti i fundit që mbyll afatin kalimtar nga top pesë ligat në ora 01:00 (pas mesnate) është ai i Francës.

Kur përfundon afati kalimtar në pesë ligat evropiane?

Gjermani 18:00

Itali 20:00

Angli 23:59

Spanjë 23:59

Francë 01:00

/Telegrafi/