Site icon Telegrafi

Kur nis periudha e menopauzës, gjinekologu Memli Morina tregon cilat janë simptomat dhe si t’i menaxhojmë

Gjinekologu Memli Morina në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur edhe për shëndetin riprodhues të grave.

Ai ka folur për ciklin menstrual, ovulacionin, kancerin e qafës së mitrës, ndërsa një pjesë i është kushtuar edhe menopauzës.

Morina theksoi se shenjat e harxhimit të funksionit të vezorëve nisin diku në moshën 35 vjeç.

“Por, mosha 45 vjeçe plus minus është perimenopauzë, kur një grua fillon të ketë ndryshim të ciklit menstrual, shtim kollaj në peshë, luajtje të humorit, afshe të të nxehtit, ndryshon teni i fytyrës, flokët, ndryshon libido…”, tha ai.

Gjinekologu sqaroi se menopauza është atëherë kur ndërpritet menstruacionet, por ndërprerja  e menstruacioneve duhet të zgjat 12 muaj dhe tek atëherë vendoset diagnoza klinike që ajo grua është në menopauzë.


“Se sa zgjat procesi prej kur nisin simptomat e menopauzës deri te menopauza e plotë është individuale”, u shpreh Morina.

Ai theksoi se në këtë periudhë është i rëndësishëm ushqimi i shëndetshëm, gjumi i mirë dhe aktivitete fizike.

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version