Neymar dhe Coutinho janë shfaqur në titujt e gazetave kryesore dhe kanë qenë në qendër të shumë diskutimeve këtë verë, por është interesante se si të ri të dy kishin ëndërruar të bashkoheshin me Real Madridin.
Neymar e la Barcelonën për Paris Saint-Germain, ndërsa Coutinho mund të jetë zëvendësimi i tij në klubin katalanas.
Ata në një intervistë për mediat braziliane në vitin 2008 kishin shfaqur hapur dëshirën për të luajtur te Real Madrid.
“Cili është klubi juaj i ëndrrave? Real Madrid. Është ekipi më i mirë në botë”, kishte thënë Coutinho.
Ndërsa Neymar u përgjigj shkurt: “Real Madrid”.
Por Coutinho kishte deklaruar se e pëlqen shumë La Ligan duke treguar se edhe Barcelona është ekip që e pëlqen.
Neymar kishte treguar se idhujt e tij janë Robinho dhe Ronaldinho./ Telegrafi/