Pas lindjes, gruaja ka gjakrrjedhje ngjashëm me menstruacionet dy deri në gjashtë javë
Është e rëndësishme ta dini që gjakrrjedhja pas lindjes dhe menstruacionet nuk janë e njëjta gjë.
Gjakrrjedhja do të thotë pastrim i mitrës pas lindjes, mirëpo kur mund të prisni menstruacionet e para pas lindjes është çështje individuale.
Kjo ndikohet nga hormonet, para së gjithash, nga hormoni prolaktinë, i cili është i nevojshëm për prodhimin e qumështit dhe i cili mund të shtypë hormonet riprodhuese. Andaj, si rezultat, vjen deri te ovulacioni, kryesisht kjo do të thotë që nuk do të arrijë as fillimi i menstruacioneve, transmeton Telegrafi.
Gratë të cilat ushqejnë me gji foshnjën, në shumicën e rasteve, gjithnjë derisa ushqejnë ekskluzivisht me gji, nuk do t’i kenë menstruacionet e para. Megjithatë, nuk domethënë se kjo gjë ndodh te çdo grua.
Disa gra nuk do të kenë menstruacione gjatë gjithë periudhës së ushqimit të foshnjës me gji, ndërsa disa të tjera do të kenë në periudhë prej 6 deri në 8 javë pas lindjes.
Kur t’u kthehen menstruacionet, mund të vërejnë ndryshime të caktuara në sasinë e qumështit ose mund të ndodh që bebja të reagojë ndaj atij ndryshimi – më shpesh apo më rrallë do të kërkojë të thithë qumësht apo mbase mund të ndodhë që të refuzojë qumështin. Ndryshimet e tilla kryesisht janë minore
dhe nuk duhet të ndikojë në vazhdimin e ushqyerjes me gji.
Menstruacionet pas lindjes mund të jenë të ndryshme në krahasim me periudhën para shtatzënisë. Trupi është ende duke u përshtatur dhe ndryshimet mund të jenë të shumta. Nëse gjakderdhja juaj menstruale pas lindjes ishte e rëndë dhe e shoqëruar me dhimbje të forta, tani mund të jetë krejtësisht e kundërta.
Ju gjithashtu mund të vini re se menstruacionet janë më të gjata ose më të shkurtra se më parë dhe të gjitha këto ndryshime janë krejtësisht normale, sepse trupi juaj ka kaluar dhe vazhdon të kalojë nëpër transformime të shumta.
Megjithatë, nëse vëreni ndryshime të rëndësishme, dhimbje të forta ose gjakderdhje të tepërt, duhet të konsultoheni me një mjek.
Mos e shtyni ekzaminimin e parë gjinekologjik, i cili është caktuar për periudhën pas ndërprerjes së gjakderdhjes – dhe më pas pyesni gjinekologun e përzgjedhur gjithçka që ju intereson. /Telegrafi/