Site icon Telegrafi

Kur mund të fillojnë bisedimet për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë?

Bisedimet për paqe mund të fillojnë kur të mbetet pa burime Rusia.

Bisedimet për paqe mes Kievit dhe Moskës do të jenë të mundshme vetëm kur Rusia të mos ketë më burime për të vazhduar luftën, tha kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës.

Lexo po ashtu Administrata e Biden ka besim se ndihma ushtarake amerikane e ndarë për Ukrainën është e mjaftueshme për të luftuar deri në fund të vitit 2025

Kjo sepse presidenti rus, Vladimir Putin, sipas Andriy Yermak, do të rifillonte pashmangshëm ofensivat ushtarake të Rusisë në Ukrainë nëse nuk do të detyrohej të arrinte një “paqe të drejtë”.

“Vetëm të fortët ndihmohen, prandaj duhet të mbetemi të fortë”, tha ai gjatë një takimi me autoritetet rajonale në Lviv, shkruan skynews.

“Negociatat reale për një paqe të qëndrueshme do të fillojnë vetëm kur armiku të mos ketë më burime për të vazhduar luftën. Nëse Rusia nuk detyrohet të arrijë një paqe të drejtë, nuk do të ketë paqe. Do të ketë vetëm një pushim, dhe Moska do ta përdorë këtë pushim për të rivendosur forcat dhe për të vazhduar ofensivën”, deklaroi Yermak.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta material. /Telegrafi/

Exit mobile version