Site icon Telegrafi

Kur Messi kërkonte falje për një gol të shënuar

Lionel Messi kishte kërkuar falje për herë të parë dhe të vetmen për një gol të shënuar në vitin 2015.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë kishte shënuar në finalen e Kupës së Botës për Klube kundër River Plates, në fitoren 3-0, mirëpo kishte refuzuar të festonte.

Messi arriti të shënonte në portën e kundërshtarit, por që kishte ngritur dorën në shenjë të kërkim faljes ndaj 16 mijë tifozëve të Riverit.

Edhe pse ishte pjesë e akademisë së Newell Old Boys, argjentinasi ishte ndjerë keq që mos t’i respektonte tifozët e skuadrës nga vendlindja e tij.

“E dija se si tifozët ishin të emocionuar për atë ndeshje dhe si kanë udhëtuar”, kishte thënë ylli i Barcelonës për FIFA-n.

“Dhe aty isha unë, një argjentinas që shënon golin e parë dhe iu prish ëndrrat atyre. Nuk e dija a të kërkoja falje, por më pas ngrita dorën”.

Edhe pse shënoi gol në portën kundërshtare, Messi u treguar korrekt më bashkëvendësit e tij dhe nuk dëshironte të festonte atë gol, që është i vetmi në karrierën e tij që nuk e ka festuar. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=mJkiAXBZkkg&ab_channel=JUGADASM%C3%81GICAS2

Exit mobile version