Telegrafi

Kur mbyllet afati kalimtar? Nga Evropa në Azi e Amerikë, datat e mbylljes së shit-blerjeve të lojtarëve

Klubet e shohin verën dhe afatin kalimtari si mundësi që të rregullojnë ekipet e tyre, ku ka pasur mungesa në edicionin paraprak. 

Secili kampionat tashmë ka ditën e vet që e mbyll afatin kalimtar.

Në Itali ka ende kohë, pasi afati kalimtar mbyllet në 2 shtator, që i bie e hënë, në ora 20:00.

Matthijs de Ligt (Foto: Juventus FC/Twitter)

Por në disa vende dita e mërkurë do të jetë e fundi, si Brazil dhe Kinë, ku duhet të kryhen të gjitha transferimet.

Në SHBA afati kalimtar është i hapur deri më 7 gusht. Sa i pëket Anglisë, ku pothuajse gjithmonë në vitet e fundit janë lider, afati kalimtar mbyllet me me 8 gusht.

Wan-Bissaka dhe Solskajer (Foto: Man Utd/Twitter)

Japonia ditën e fundit e ka me 14 gusht.

Në Kosovë afati kalimtar i futbollistëve do të përmbyllet më 17 gusht

Për kampionatet e tjera kryesore, ka ndryshime. Belgjika, Rusia, Spanja, Gjermania dhe Franca e kanë të njëjtën datë sikurse Italia, pra me 2 shtator, por në pothuajse në çdo vend ndryshon ora, por që e fundit është në 23:59.

Antoine Griezmann e Josep Maria Bartomeu . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Në Argjentinë do të mbyllet afati kalimtar më 24 shtator. /Telegrafi/