Ekranet shqiptare numërojnë shumë femra të famshme shqiptare nga fusha të ndryshme.
Disa këngëtare, të tjera aktore, prezantuese e deri te deputetet atraktive femra – suplementet rozë janë të mbushura me lajme për to.
Ato rrëmbejnë vëmendjen sidomos për paraqitjet e tyre atraktive, duke bërë kështu që e gjithë vëmendje të pasohet tek ajo se çfarë ato veshin.
Stili është shumë i rëndësishëm, por kur bie fjala te ekspozimi, ndodh që në të shumtën e rasteve këngëtaret e estradës edhe e teprojnë.
Por, përkundër zhveshjes artistike ndodh që t’i shohim edhe të mbuluara, e veçanërisht në muaji ne shenjtë të Ramazanit.
Telegrafi ka realizuar një përmbledhje të veçantë me femrat e njohura shqiptare, të cilat nuk hezituan të pozojnë të mbuluara me shami.
Dhurata Ahmetaj
Këngëtarja Dhurata Ahmetaj ishte ndër të fundit këngëtare, e cila ndau me ndjekësit e saj disa fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqej e mbuluar me shami në një nga vizitat e saj në Stamboll.
Këto fotografi, ajo i realizoi këtë muaj, gjatë muajit të shenjtë të ramazanit.
Morena Taraku
E mbuluar për Ramazan pozoi edhe bukuroshja Morena Taraku. Modelja atraktive nga Peja kishte ndarë me ndjekësit e saj një fotografi ku shfaqej me mbulesë të kaltër. Përkundër faktit që dukej ndryshe nga paraqitjet e ekspozuar, Taraku dukej bukur dhe shumë tërheqëse me pamjen e saj.
Big Mama
Këngëtarja nga Maqedonia është një ndër personazhet më karizamtikë në estradë, por kur bie fjala te paraqitja – ajo duket gjithnjë bukur. E tillë, Big Mama është dukur edhe në këtë fotografi, ku shfaqet e mbuluar me shami të kaltër, pas vizitës në Stamboll me një mikeshë të sajën.
Liberta Spahiu
Është njëra ndër prezantueset më të dashura për publkun, e cila gjendet çdo javë pranë fansave përmes emisionit të saj “Prive”. Në një fotografi të hedhur këtë muaj në InstaStory, Spahiu dukej mjaft atraktive dhe tërheqëse e mbuluar me shami, ndonëse ky imazh nuk ngjasonte shumë me mbulesat fetare.
Duda Balje
Jo vetëm këngëtaret dhe prezantueset kanë pozuar të mbuluara për Ramazan. Një gjë të tillë e ka bërë edhe deputetja atraktive e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje.
Në fillimin e muajit të shenjtë, deputetja e gurpit 6+ hodhi një fotografi në Instagram, duke rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me pamje ne saj të mbuluar.
Adelina Emini
Këngëtarja Adelina Emini ka pozuar gjithashtu e mbuluar gjatë vizitës së saj në Emiratet e Bashkuara Arabe vitin e kaluar.
Megjithatë në fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit këtë vit, ajo publikoi disa prej këtyre fotografive ku shfaqej e mbuluar në të zezë, për t’iu uruar fansave fillim muajin e shenjtë.
Yllka Kuqi
Këngëtarja Yllka Kuqi kishte pozuar gjithashtu e mbuluar me shami para disa viteve, gjatë vizitës së saj në një xhami.
Kjo fotografi ishte komentuar shumë nga ndjekësit e saj, kjo për faktin se këngëtarja dukej mjaft bukur e mbuluar.
Nora Istrefi
Edhe këngëtaren Nora Istrefi kemi pasur rastin ta shohim të mbuluar. Kjo ka ndodhur në vitin 2014 pas publikimit të klipit “Na”, një bashkëpunim me Mimoza Shkodrën dhe reperin Skivi.
Në këtë klip, Nora shfaqej e mbuluar me një veshje të zezë, e përafërt me atë të bukras, gjersa ishte e shoqëruar me disa simbole arabe në prapavijë.
Dukje e Norës në këtë klip dukej mjaft bukur dhe e veçantë, dhe ishte komentuar shumë.
Besa Kokëdhima
Një paraqitje të tillë në klip e ka bërë edhe këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Besa Kokëdhima.
Në klipin e këngës “Faj”, Besa ishte shfaqur në një sekuencë e mbuluar e gjitha në material të bardhë, përfshirë edhe kokën.
Ky klip i saj kishte për qëllim të sillte një atmosferë të kulturës arabe, ndërsa veshja e saj ishte punuar nga një stiliste me famë ndërkombëtare.
Elhaida Dani
Këngëtarja Elhaida Dani përveçse ishte mbuluar, ajo edhe kishte kënduar disa ilahi të famshme në një koncert të saj ‘unplugged’.
Ajo ka treguar se respekton ritet fetare, gjersa edhe emri i saj, ka prejardhje myslimane. /Telegrafi/