Site icon Telegrafi

“Kur gjuetarët bëhen pre”, ushtarët rusë u panë duke vjedhur pata nga një fermë në Donetsk – qëllohen rëndë nga artileria ukrainase

Një video e filmuar nga ajri shfaq ushtarët rusët duke vjedhur pata nga një fermë në Ukrainë, duke mos e ditur se në ato pozicione gjendeshin edhe këmbësoria dhe artileria ukrainase që i goditi me tërë forcën.

Pamjet janë shkrepur në rajonin e Donetskut, ku shihen tre ushtarë rusë duke qëlluar me armë patat, duke shpresuar se do të jenë ushqim i mirë për ta, transmeton Telegrafi.

Por ata nuk e dinin se do ta kenë fatin e njëjtë sikurse të patave, derisa po futeshin brenda një shtëpie në të cilën ishin strehuar, goditen fuqishëm nga artileria ukrainase.

Madje një veturë ushtarake që transportonte një komandant rus, shihet duke iu afruar shtëpisë brenda të cilës ishin ushtarët rusë.

Kjo nuk është hera e parë që rusët shihen duke vjedhur gjithçka që u del përpara. Në fillim të pushtimit rus në Ukrainë, ata u filmuan duke marrë frigoriferë, televizorë e pajisje tjera.

Në një video amatore, ushtari ruse shihet duke u futur në kotec të pulave për të vjedhur vezë, pasi edhe ishte raportuar vazhdimisht se u mungon ushqimi pavarësisht se Putinit thotë se ushtarëve të tij nuk u mungon asgjë. /Telegrafi/

Exit mobile version