Site icon Telegrafi

Kur fati është në anën e juaj, shoferi i furgonit humb kontrollin mbi timonin – për një “fije floku” nuk e godet veturën e vogël

Ky është momenti kur shoferi i furgonit humb kontrollin mbi timonin dhe mjeti i sillet 180 shkallë në një autostradë tejet të ngarkuar – ku për një “floku” nuk e godet për muri një veturë të vogël.

Keiron Culley për orë të tëra mbeti duke u dridhur kur për pak sa nuk u godit nga furgoni gjigant, i cili u sill në një autostradë në drejtim të Oksfordit, transmeton Telegrafi.

24-vjeçari kishte dëgjuar një zhurmë të madhe dhe fillimisht kishte menduar se mund t’i jetë shpërthyer goma derisa po lëvizte me 100 kilometra në orë, por më vonë e kuptoi se ishte një veturë tjetër – një furgon që pranë tij po lëvizte dhe shoferi kishte humbur kontrollin mbi timonin.

Pamjet rrëqethëse shfaqin momentin kur furgoni sillet dhe përfundon duke u përplasur në murin mbrojtës, e vetura e vogël që ishte afër tij – i shpëton më të keqes për pak centimetra. /Telegrafi/

Exit mobile version