Këngëtarja e njohur Bebe Rexha kohëve të fundit nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.
Muajt e parë të vitit 2018, ajo i ka shfrytëzuar për të bërë pushime, teksa ka udhëtuar në disa vende.
Së fundmi, ajo ka shkuar në ‘Disneyland” të Kalifornisë, ku ka vizituar nga afër botën e madhe të filmave për fëmijë.
Përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, Bleta shfaqet shumë atraktive në parkun e ‘Disneyland’.
“Ëndrrat bëhen realitet” kishte shkruar ajo në mbishkrimin e njërës prej fotografive, ku shfaqej bashkë me veshët maskotë të figurës së njohur “Mickey Mouse”.
Mesa duket, në fëmijëri, ajo ka qenë një fanse e madhe e filmave “Disney”. /Telegrafi/