Telegrafi

Kur e kuptojnë se janë lokalizuar nga droni ukrainas, ushtarët rusë fillojnë të ikin me tanke – disa prej tyre rrëzohen nga mjetet e blinduara

Rusët po mendojnë se fushat e gjelbëruara dhe pyjet do t’ju ndihmojnë të fshihen nga artileria, dronët dhe sistemet e avancuara raketore të Ukrainës.

Megjithatë edhe kjo lëvizje nuk po u ndihmon aspak, pasi që shumica e mjeteve të tyre luftarake po lokalizohen nga droniët përmes të cilëve po marrin koordinatat dhe më pas po goditen rëndë nga artileria ukrainase, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër shumë tanke e mjete tjera të blinduara derisa po ikin kur po e kuptojnë se po rrezikohen nga predhat, po i lënë prapa ushtarët e tyre.

Një video e filmuar nga ajri, shihen dhjetëra ushtarë mbi tankun që lëvizte me shpejtësi, me shpresën se do t’i ikë raketave ukrainase, por gjatë një kthese të fortë disa prej ushtarëve rusë bien në tokë.

E bashkëluftëtarët as që e marrin mundin t’i ndihmojnë për të hipur sërish më tank, apo të paktën të ndalen dhe t’i presin. Dëshmi tjetër që Putinit as që i bën fare përshtypje që ushtarët e tij po vriten në fushëbetejë.

Shumë prej mjeteve të blinduara që fshihen nën pemë, janë shkatërruar e videoja e filmuar me dron e dokumenton operacionin e suksesshëm ushtarak të Kievit. /Telegrafi/