Telegrafi

‘Kur e blen Ibrahimovicin, blen një Ferrari’ – Zlatan takon pilotët Leclerc e Sainz dhe teston veturën e re 296 GTB

(Foto: Instagram/iamzlatanibrahimovic/Screenshot/Twitter/Scuderia Ferrari)

Veterani i futbollit, Zlatan Ibrahimovic, e ka krahasuar veten me një Ferrari pas takimit me pilotët e Formula 1, Charles Leclerc dhe Carlos Sainz.

Sulmuesi i Milanit shfrytëzoi kohën e tij të lirë për të bërë një vizitë në pistën testuese Fiorano të Ferrarit, tash kur ka nisur sezoni i ri në garën prestigjioze automobilistike.

40-vjeçari e testoi Ferrarin 296 GTB të ri, ndërsa u takua me dyshen që zunë pozitat një dhe dy në garën për çmimin e madh të Bahrejnit të dielën.

Lexo po ashtu Leclerc fiton Çmimin e Madh të Bahreinit - renditje shokuese e Hamilton dhe Verstappen

Ferrari është lidhur me UEFA-n për një projekt të veçantë që përfshin treshen Ibrahimovic, Leclerc dhe Sainz, që do të dalë më 25 mars.

Në një videoxhirim promovues, futbollisti legjendar shfaqet me një helmetë, ndërkohë që vozit automjetin e ti.

“Kur e blen Ibrahomivicin, blen një Ferrari”, dëgjohet duke thënë ai gjatë vozitjes (një deklaratë që e ka bërë edhe në të kaluarën).

Ndërsa më pas dëgjohet teksa thotë: “Në fushë më quajnë Ferrari”. /Telegrafi/